Një tërmet i madh la të vrarë afro 3,700 njerëz në një zonë të Turqisë dhe Sirisë veriperëndimore, të hënën.
Respektivisht, tërmeti goditi provincat jugore të Turqisë dhe Sirinë fqinje, duke lënë të paktën 2,316 njerëz të vdekur brenda kufijve të Turqisë dhe duke lënë të vrarë pothuajse 1,300 njerëz në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Me motin e ftohtë të dimrit duke shtuar gjendjen e rëndë të mijëra të lënduarve ose të pastrehëve dhe duke penguar përpjekjet për gjetjen e mbijetuarve, tërmeti me magnitudë 7.8 rrëzoi blloqe të tëra apartamentesh në qytetet turke dhe grumbulloi më shumë shkatërrime mbi miliona sirianë të zhvendosur nga vitet e luftës, shkruan Retuers.
- “Gjendja është shumë e rëndë” flet gazetari nga Turqia, për situatën pas tërmetit që shkaktoi mbi 2500 viktima
- Fazlija për tërmetin në Turqi: Ishte një gjendje tmerruese, kemi punuar 4 orë rresht t’i nxjerrim personat që ishin nën rrënoja
Ndërkaq, Kosova dhe Shqipëria kanë nisur kontingjentet e tyre të para për t’i dalë në ndihmë popullit turk.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se është nisur kontingjenti i parë i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është nisur një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore në Turqi, pas tërmetit.