Tërmokolli kritikon Qeverinë: T’i shesësh fuqi Amerikës është qesharake në sytë e botës, e dëm i madh për ne

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton t'i shesë fuqi Amerikës dhe kjo sipas saj është qesharake në sytë e botës dhe një dëm i madh për Kosovën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka theksuar se mënyra e hyrjes së Kosovës në bisedime me Serbinë në vitin 2011 ishte një gabim i madh.

“Duhet ta pranojmë se kur ka hyrë në bisedime Kosova me Serbinë në vitin 2011, kam qenë ndër kundërshtarët e parë. Ka qenë gabimi më i madh, dhe gabimi i parë bazik që ka ndodh pra për mënyrën qysh ka hyrë Kosova në bisedime me Serbinë, ishte mënyrë katastrofale”, ka thënë Tërmkolli në emisionin Rreth e Rrotull.

Ajo gjithashtu ka kritikuar mënyrën se si janë marrë disa vendime në dialogun Kosovë-Serbi, duke i cilësuar ato si “vendime të gabueshme”.

Ajo ka thënë se Qeveria është munduar t’i shesë fuqi Amerikës, dhe kjo sipas saj, është qesharake në sytë e botës.

“Çështja e vendimeve tash, janë marrë vendime të gabueshme, por një vendim i gabueshëm nuk mundësh me zgjidh duke gabuar dyfish më shumë, janë mënyrë që njihen në diplomaci. Me i shit na fuqi Amerikës është tejet qesharake në sytë e botës, por për neve është dëm i madh”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika