Termokos ia dhuron Prishtinës 3 kamioneta për bartjen e mbeturinave

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ndërmarrjen Pastrimi në Prishtinë, duke ofruar tri kamioneta për bartjen e mbeturinave

Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, ka njoftuar se është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ndërmarrjen “Pastrimi” në Prishtinë, me anë të së cilit i janë dhënë në shfrytëzim tri kamioneta për bartjen e mbeturinave.

“Sot, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit me z.Petrit Reçica –  kryeshef Ekzekutiv në Ndërmarrjen Pastrimi, përmes së cilit, i dhamë në shfrytëzim 3 kamioneta, të cilat do t’i ndihmojnë kësaj kompanie për bartjen e mbeturinave”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ai theksoi se e ka prioritet bashkëpunimin për ta mbajtur të pastër kryeqytetin.

May be an image of 4 people and text

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika