Kryeshefi i ngrohtores së qytetit të Prishtinës Fisnik Osmani, ka thënë se “Termokos” ka shënuar rritje të inkasimit për vitin 2023, me 22.5 për qind, krahasuar me periudhën janar-dhjetor të viti 2022.
Sipas tij, nga borxhet e trashëguara, konsumatorët i kanë borxh Termokosit rreth 19 milionë euro, shkruan EO.
Ai ka thënë se ngrohtorja ka hyrë në pjesën e dytë të sezonit së ngrohjes 2023-2024, dhe se ata janë duke dhënë një shërbim cilësor dhe të mjaftueshëm për qytetarët në Prishtinës.
“Aktualisht ngrohtorja ka hyrë në pjesën e dytës së sezonit së ngrohjes 2023-2024 po arrijmë të japim një shërbim cilësor dhe të mjaftueshëm për qytetarët në Prishtinë. Gjatë periudhës që kemi lënë pas ne kemi pasur një zgjerim të ndjeshëm të rrjetit me qytetin e Prishtinës duke mbuluar kështu lagjet e reja të cilat nuk kanë qenë të kyçura asnjëherë më parë në sistemin tonë dhe natyrisht duke bërë zgjerimin e rrjetit në zonat ku kemi patur paraprakisht rrjet”, tha ai.
Osmani, ka thënë se ngrohtorja ka diku 8900 konsumatorë të rijnë aktivë dhe se aktualisht, sipas tij, janë duke dhënë shërbim për mbi 120 mijë qytetarë në Prishtinë.
“Ngrohtorja ka diku 8900 konsumatorë të rijnë aktivë, në sistem e total aktiv i kemi mbi 23 mijë konsumatorë nëse e marrim një mesatare se kur flasim për konsumatorët ne flasim për adresa edhe në sektorin banesore edhe me sektorin afaristë në një mesatare të themi 4-5 qytetarë për njësi banimi ne aktualisht po japim shërbim për mbi 120 mijë qytetarë në Prishtinë”, tha ai.
Kryeshefi ka thënë se “Termokos” ka pasur ngritje të inkasimit, ku duke krahasuar me periudhën janar-dhjetor të viti 2022, në vitin 2023 në të njëjtën periudhë ka ngritje me rreth 22.5% apo rreth 1.8 milion euro më shumë.
“Ne kemi një ngritje në këtë pjesën e inkasimit dhe është mirë diku për periudhën e njëjtë të vitit paraprak me këtë vitit që po i referohemi kemi diku ngritje 22.5% të inkasimit që nënkupton që qytetarët e Prishtinës janë mjaftueshëm të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm që kur ka shërbim të mirë edhe paguhen faturat. Mirëpo në total kemi borxhe të trashëguara prej viteve paraprake sidomos për periudhën para viti 2014 kur ka qenë edhe periudha e fillimit të implementimit të projektit, diku 19 milionë euro kemi borxhe të cilat jemi duke parë mundësimin e adresimit”.
“Jemi tu fol për periudhën 2022-2023 me vitin aktual diku rreth 1.8 milionë më tepër kemi inkasim se sa periudha paraprake pra rreth 22.5 % e që është vlerë e mirë pra është vlerë solide për një hark kohorë prej një vitit që të kemi arritje të tilla”, tha ai.