Tërnava: Festat të shfrytëzohen për të sjellë lumturi tek ata që kanë nevojë

“Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë lumturi dhe gëzim në zemër të atyre që kanë nevojë”.

Kështu është shprehur myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në mesazhin e urimit për festën e Kurban Bajramit.

“Le të festojmë duke trajtuar të sëmurit e duke vizituar të afërmit. Duke shkëmbyer urime me miqtë dhe duke i mbjellë këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë. Vetëm kështu forcojmë edhe më shumë trungun tonë familjarë dhe e ushqejmë atë mes vlerash kombëtare e fetare dhe e ruajmë atë me një pastërti fisnike, ashtu siç e kemi amanet nga të parët tanë”, ka theksuar myftiu Tërnava.

“Ju uroj për këtë festë, e cila karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificës së Kurbanit, për t’iu afruar kështu edhe më afër mëshirës së pafund të Zotit. Njëherësh ju uroj ditën e çlirimit të vendit tonë për të cilën ditë u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”, ka shtuar ai, raporton RTK.

Tërnava tutje ka thënë se së bashku me miliona haxhilerë nga mbarë bota, të cilët sot gjenden në Mekën e shenjtë për ta kryer haxhin, janë edhe “një numër i vëllezërve dhe motrave tona nga Kosova dhe vendeve tjera shqiptare, por edhe nga mërgata e largët, e të cilët bëjnë lutje për faljen e mëkateve dhe për begati nga Krijuesi Fuqiplotë”.

Tërnava i është lutur Zotit për paqe dhe tolerancë në vend, por edhe për rikthim të paqes në Palestinë e Ukrainë.

“Ne si qytetarë të këtij vendi, duhet të punojmë në promovimin e paqes, përhapjen e vëllazërisë dhe tolerancës, larg konflikteve dhe luftërave, gjithherë të gatshëm për t’i konsoliduar vlerat e vëllazërisë dhe bashkëjetesës njerëzore. Le të mbetet kjo festë simbol i sakrificës, shërbimit dhe bindjes ndaj Zotit të Plotfuqishëm, me thirrjen për qytetarët që të frymëzohen nga kuptimet e unitetit, dashurisë dhe paqes, e larg urrejtjes e përçarjeve”, ka theksuar Tërnava.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika