“Terr e dritë – Rrëfime të viteve ’90”, Promovohet libri i Krenar Xhaferit

Këtë të shtunë në Prishtinë u promovua libri “TERR E DRITË” i autorit Krenar Xhaferi. Ky libër përmban rrëfime të personazheve të ndryshme gjatë viteve të 90-ta. Në promovimin e librit ishin prezent personalitete të ndryshme

“Terr e dritë” – rrëfime të viteve ’90” i autorit Krenar Xhaferi është libri që u promovua këtë të shtunë në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë promovim ishin personalitete të shquara, ndër to edhe nga politika.

Për këtë libër foli fillimisht redaktori i saj Nuhi Rexhepi, duke treguar shkurtimisht edhe përmbajtjen e tij.

“Rrëfime të viteve 90 është shkruar në një formë të një rrëfimi në formë kujtimesh, ndonjëherë edhe me elemente biografike”, tha Nuhi Rexhepi, Redaktor i librit “Terr e dritë”

E recensent i  këtij libri ishte Fehmi Rexhepi, gjithashtu njëri nga personat që vlerësoi lartë këtë libër të Xhaferit.

“Rrëfime e rifreskim i kujtimeve për një periudhë më të rëndë, sa të rëndë edhe krenare që kaloi populli ynë”, tha Fehmi Rexhepi, Recenzent i librit “Terr e dritë”.

Ndërkaq më i shkurtër në fjalën e tij ishte vet autori, Krenar Xhaferi.

Ai tha se libri nuk do ta kishte madhështinë e tij pa rrëfimet që gjenden në të, duket shprehur mirënjohje personave që janë pjesë e librit.

“Rrëfimit si gjeneral Reshat Maliqi, pas luftës drejtor i Policisë së Kosovës, Shqipja si Zejunullah Halilit shkrimtarit më të njohur për fëmijë që e kemi, Petrit ushtarit të UÇK-së, që në luftë u vranë dy vëllezër dhe baba i tij”, tha ai.

Gjatë promovimit të librit, pjesë të tij u lexuan për pjesëmarrësit.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika