Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ku diskutuan për progresin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe zhvillimet e fundit.
Terras e ka cilësuar këtë takim si “kuptimplotë” dhe ka theksuar angazhimin e tij për të ofruar raporte të sakta dhe objektive mbi zhvillimet në Kosovë.
“Para një takim kuptimplotë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin në rrugën e Kosovës drejt BE-së dhe zhvillimet e fundit. Do të vazhdoj të kontruboj në këtë duke ofruar raporte të informuara të drejta dhe objektive”, ka shkruar Terras në X