Tesla teston chatbotin “Grok” në automjetet e saj elektrike

Kompania Tesla integron chatbotin e sapo-lansuar me Inteligjencë Artificiale "Grok" në automjetet e saj elektrike për të përmirësuar përvojën e përdoruesve

Një makinë Tesla shfaqet në një sallë ekspozite dhe qendër shërbimi për prodhuesin e makinave në Amsterdam më 23 tetor 2019. Tesla kohët e fundit uli çmimet në të gjithë bordin, një lëvizje me pasoja të mëdha potenciale për prodhuesin e automjeteve, si dhe për industrinë. John Thys/AFP nëpërmjet Getty Images

Kompania Tesla do të integrojë chatbotin e sapolansuar me Inteligjencë Artificiale(IA) “Grok” në automjetet e saj elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur vetë drejtori i kompanisë, Elon Musk.

“Grok” është një chatbot me AI, i krijuar nga startupi i Muskut x AI dhe është lëshuar në fillim të nëntorit për përdorues të caktuar.

Startupi x AI ishte krijuar në fillim të këtij viti dhe Musk tha se do të punonte ngushtë me Tesla-n.

Misioni i startupit me teknologjitë e saj është “të kuptojë natyrën e universit”, por në praktikë projekti i saj i parë është një chatbot i ngjashëm me ChatGPT.

Komandat zanore brenda automjeteve të Teslas do të jetë fokusi dhe se asistenti i IA-së do të ishte një përparim i natyrshëm brenda automjetit elektrik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika