Testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet shkakton kolona në Prishtinë

Testimi i qarkores njëkahëshe i cili do të zgjasë vetëm dy ditë, si fazë testuese për të larguar ‘mbingarkesën’ në kryeqytet, ka shkaktuar kolona të gjata

Vendimi i Komunës së Prishtinës për ta shndërruar unazën qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet ka krijuar kolona të gjata.

Radhë të gjata të veturave janë parë pothuajse në të gjithë qarkoren, sidomos te semaforët pranë Bankës Qendrore, e te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.

Pamjet tregojnë rrëmujën në kryeqytet, ndërsa drejtuesit e automjeteve kërkojnë që të paktën të lëshohet edhe ana e kundërt në të njëjtin drejtim, në mënyrë që të lirohet lëvizja e veturave nëpër Prishtinë.

Gjithashtu, qytetarët kanë deklaruar për KosovaPress, se janë kundër këtij vendimi, duke thënë se nuk është zgjidhje që për një punë të sillesh në gjithë qytetin. Ata janë shprehur se ky vendim vetëm e ka përkeqësuar gjendjen e qytetit.

Rrugët që janë kthyer në njëdrejtimëshe janë rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve, rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE-së dhe rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se testimi do të vazhdojë tërësisht si rrugë njëkahëshe, dy ditë, të shtunën e 23 dhe të dielën e 24 prillit.

Unaza e Prishtinës shndërrohet në qarkore njëkahëshe për automjetet

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika