Testimi i qarkores njëkahore në Prishtinë shkakton tollovi

Tollovi e madhe është krijuar sot në trafikun në kryeqytet. Storja në vazhdim tregon pse ka ndodhur kjo dhe si qytetarët kaluan ditën

Pamje nga rrugët e Prishtinës, 28.10.2022

Detyrim e ka që pasagjerët t’i dërgoj në Obiliq.

Ky vozitës i autobusit sot është mllefosur ngase dy drejtime të udhëtimeve i kanë humbur shkaku i testimit që ka bërë të premten Komuna e Prishtinës të qarkores njëkahore.

Ekrem Selmani – Vozitës autobusi

“Përditë u kanë problem por si sot nuk u kanë kurrë, dy turra m’kanë hup sot, skena mujt me i majt hiç, veti udhëtarët qe sa jena tu pritë, qe një orë jena në kolonë”, ka thënë Selmani.

E një qytetari tjetër e ka humbur një takim mjaftë i rëndësishëm.

Xhevdet Rexhepi – Qytetar

“M’ka shkaktu shumë probleme qe një orë jam në rrugë prej bregut të diellit. Kom pas me shku në Fushë Kosovë qe s’muj me mrri në vakt ka me me humb takimi kam me Bashkësinë Evropiane me Italian  dhe pastaj dal jo korrekt”, ka theksuar Rexhepi.

Por, pas kësaj tollovie qëndron kjo qetësi nga sheshi i Prishtinës deri tek Katedralja “Nëna Terezë”, që gjithashtu po planifikohet të shndërrohet në hapësirë vetëm për këmbësorë.

Mesa duket këtë hapësirë po e shijojnë mjaftë qytetarët.

Adem Miftari – Qytetar

“Mirë boll po bëjnë prova, tu mundu me gjet zgjidhjen e komunikacionit sepse tollovi e madhe”, ka potencuar Miftari.

Diçka pozitive në gjithë këtë situatë po sheh edhe Zymer Maxharaj.

Zymer Maxharaj – Qytetar

“Sot një javë kjo situatë ka me qenë krejt situatë normale d.m.th. jemi mësu na për pak metra jemi msu na me vozitë kerrin kështu që mësohemi shpejtë”, ka deklaruar Maxharraj.

Për situatën foli edhe i pari i Prishtinës. Ai tregoi arsyet se pse ky testim është bërë të premten.

“Normal që duhet me testu edhe në ditët e punës, kjo na tregon pikat që krijojnë probleme që duhet me ndryshu, me u transformu për me kriju një komunikim më të shlirshëm për Kryeqytetin”, ka theskuar Rama.

Ky testim do të zgjasë edhe dy ditë të tjera gjatë fundjavës derisa Komuna me një vendim përfundimtar për këtë do të dal gjatë nëntorit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika