Tetë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti në mes të tri automjeteve, që ka ndodhur sot [ e martë] në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 11:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.
Tutje thuhet se policia është duke e trajtuar rastin.