Tetë raste të armëmbajtjes pa leje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, mësohet se janë arrestuar tetë të dyshuar për armëmbajtje pa leje në vend. Dy raste kanë ndodhur në Mitrovicë, dy në Podujevë, një në Skenderaj, një në Malishevë, një në fshatin Rogovë të Hasit dhe një në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës

Brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar tetë të dyshuar për armëmbajtje pa leje në Kosovë.

Dy raste kanë ndodhur në Mitrovicë, dy në Podujevë, një në Skenderaj, një në Malishevë, një në fshatin Rogovë të Hasit dhe një në Fushë-Kosovë.

Rasti i parë në Mitrovicë ka ndodhur në rrugën “Ferki Aliu”, ku i dyshuari është arrestuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një sëpatë, një boks hekuri, një antiplumb, një këllëf i armës dhe një armë lodër.

Rr. Ferki Aliu, Mitrovicë Jugu 17.08.2023-23:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar, një sëpatë, një boks hekuri, një anti plumb, një këllëf i armës dhe një armë lodër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti i dytë në Mitrovicë ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 1903-së”, ku i dyshuari është arrestuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator të zbrazët.

Rr. Dëshmorët e 1903-së, Mitrovicë 18.08.2023-22:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti i parë në Podujevë ka ndodhur në fshatin Surkish të kësaj komune, ku i dyshuari është arrestuar, pasi i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri dhe është vetëplagosur.

Fsh.Surkish, Podujevë 18.08.2023-00:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë një ahengu ka shtënë me armë zjarri dhe është vet-plagosur. Pas pranimit te tretmanit mjekësor, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa arma me gaz dhe tre fishekë janë konfiskuar”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Skendërbeu” të kësaj komune, ku i dyshuari është arrestuar, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rr. Skënderbeu, Podujevë 18.08.2023-18:18. Është arrestuar i dyshuari substancës që dyshohet të jetë narkotike kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz të me karikator dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti në Skenderaj ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ku i dyshuari është arrestuar, pasi njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Rr. Skënderbeu, Skenderaj 18.08.2023-23:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Rasti në Mslishevë ka ndodhur në fshatin Llapqevë të kësaj komune, ku i dyshuari është arrestuar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë dhe të objekteve përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një karikator, 10 fishekë dhe tri gëzhoja

Fsh. Llapqeve, Malishevë 18.08.2023-06:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47, një karikator, 10 fishekë dhe tre gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Në fshatin Rogovë të Hasit është arrestuar i dyshuari, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator me gjashtë fishekë.

Fsh. Rogovë, 18.08.2023-23:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një armë me një karikator me gjashtë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa, rasti i fundit ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Fushë-Kosovë, ku i dyshuari është arrestuar, pasi gjatë kontrollit tek i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një armë me gaz dhe 11 fishekë.

Rr.Lidhja e Pejës, Fushë Kosovë, 18.08.2023-22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një armë me gaz dhe njëmbëdhjetë (11) fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika