Tetë raste të dhunës në familje raportohen në 24-orët e fundit

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Dy raste kanë ndodhur në Podujevë, dy në Fushë Kosovë, dy në Malishevë, një në Lipjan dhe një Klinë.

Lipjan / 26.04.2024 – 08:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë / 26.04.2024 – 07:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Podujevë / 26.04.2024 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë / 26.04.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ka shkaktuar probleme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është iniciuar rasti dhe e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë / 23.04.2024 – NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë / 26.04.2024 – 14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Malishevë / 26.04,2024 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte sulmuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Malishevë / 26.04.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Kujtojmë që dje janë raportuar shtatë raste të tilla.

Lexo më shumë: Raportohen 7 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë

Tri prej tyre ishin të raportuara në Prishtinë, një në Pejë, një në Viti, një në Lipjan dhe një në Fushë Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika