Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të rëndë, i cili ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në Prishtinë.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 02:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në udhëkryqin që lidh rrugët ‘Eqrem Çabej’ dhe ‘Agim Ramadani’. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.