​Tetë vite nga rasti i Astrit Deharit, Kurti: Të gatshëm si Qeveri ta ndihmojmë Prokurorinë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Prokuroria e shtetit e ka mbështetjen e institucioneve të Kosovës për zbardhjen e rastit të vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Astrit Dehari është gjetur i vdekur tetë vjet më parë në qelinë e Burgut në Prizren, ku po mbahej i paraburgosur me dyshimin se ka kryer sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit bashkë me disa aktivistë të tjerë të LVV-së. Teksa nga Prokuroria atëkohë patën thënë se bëhet fjalë për vetëvrasje, familja Dehari në vazhdimësi ka insistuar se ai është vrarë.

Kurti dhe anëtarë të tjerë të VV-së të martën bënë homazhe te varri i Deharit. 

“Sot u mbushën 8 vjet pa Astritin. Na mungon shumë. Na merr malli për ditë. Zemërimi e pikëllimi nuk na hiqet, dhe vit pas viti mungon drejtësia, mungon zbardhja e këtij rasti, i cili ishte goditje tejet e rëndë për studentët, për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe për mbarë rininë shqiptare. E kjo goditje tejet e rëndë vazhdon edhe pas 8 vjetëve në një formë tjetër nëpërmjet drejtësisë që mungon. Në këto 8 vjet katër prokurorë e kishin rastin e mbytjes në burgun e Prizrenit të Astrit Deharit, por që të katërtit ata dolën në pension pa e kryer punën. Tash është prokurori i pestë, i cili e ka marrë rastin dhe si Lëvizje Vetëvendosje!, si qeveri e Republikës, jemi shumë të interesuar, fort të gatshëm, gjithnjë të vullnetshëm që ta ndihmojmë me krejt çfarë mundemi e dimë prokurorinë e shtetit për të sjellë drejtësi për Astrit Deharin, familjen e tij, Lëvizjen e tij, popullin e tij. Por këtë ndihmë dhe mbështetje që ne duam e duhet ta japim nuk është e tillë që mund ta zëvendësojë punën e prokurorisë andaj besojmë e shpresojmë që ky prokurori i pestë që e ka marrë rastin tani do të punojë dhe do të kontribuoj në ndriçimin e këtij rasti dhe në sjelljen e drejtësisë në kontrast me ata para tij. Ne shokët e shoqet e Astritit mbajmë në zemër Astritin, ashtu qysh ai gjithë jetën e tij e pati në zemër Republikën e Kosovës, kombin shqiptarë, dhe Lëvizjen Vetëvendosje!. Lavdi Astritit, dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka thënë Kurti, sipas njoftimit nga Vetëvendosje. 

Babai i Astrit Deharit, deputeti Avni Dehari ka uruar që rasti të mos zvarritet më, tek ka akuzuar për manipulime nga gjyqësia.

“Humbja e jetës së Astritit në burgun e Prizrenit ka 8 vjet që po manipulohet e keqtrajtohet nga gjyqësia e Kosovës. 8 vjet një njeri që ka humbur jetën në një institucion të Kosovës – të mos zbardhet e vërteta për te, flet për ata që kanë bërë krimin ndaj Astritit dhe drejtësisë, flet për ata që edhe sot e kësaj dite mundohen t’i fshehin gjurmët e tyre. Urimi im do të ishte që jo të zbardhet e vërteta vetëm për Astritin, por nëse nuk zbardhet ky rast, edhe raste të tjera, flet shumë se gjyqësia e Kosovës nuk është në nivel, dhe Kosova nuk meriton të ketë një gjyqësi të tillë”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika