Tetori rozë, bëhet thirrje për vetëdijesim e kontrolle të gjirit

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ITP kanë mbajtur një sesion informues për të ngritur vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit. Aty u vlerësua se kontrollet e hershme janë çelësi dhe secili, duhet t’i lajmëroj shqetësimet që vënë re. Ndërkaq, u dha mesazh që t’i kushtohet rëndësi ushqimit dhe aktivitetit fizik

Fotoilustrim- Tetori rozë

Kauzës për të ngritur vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit, i është shtuar edhe një thirrje tjetër.

MSH në bashkëpunim me “Innovation and Training Park në Prizren” kanë mbajtur një sesion informues me thirrje për të ngritur vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë ka vlerësuar se ngjarje të tilla kanë pasur efektin e vet.

 “Ngjarje si kjo ndihmojnë shumë në ndërgjegjësimin dhe përkujdesjen e shëndetit sepse s’ka asgjë pa shëndet. Themi që MSH është përgjegjës me moton “shëndet për të gjithë” por ne avokojmë për shëndet në të gjitha politikat”, deklaroi Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendëministre e Shëndetësisë.

Sipas zëvendësministres, secili mund të vetkontrollohet në rast se i shfaqen simptomat paralajmëruese.

Kur ka rudhojse apo skuqje të lëkurës së gjirit, kur lëkura merr pamjen e lëvozhgës së portokallit, kur ka sekrecion të gjakut nga gjiri. E para çka mund ta bëj secila grua, vajzë e burrë është vetkontrolla e gjirit, të pakën njëherë në muaj gjersa bëni dush”, shtoi Gexha-Bunjaku

E këtyre thirrjeve, u është bashkuar edhe udhëheqësi i ITP-së.

Mund të them nga eksperienca ime se të diagnostifikurit me kancerin është e dhimbshme, të kalojnë shumë gjëra ndërmendje, pyetje, dyshime dhe është hap i vështirë të përballesh me to. Por e dimë se kontrollet e hershme janë shpëtimtare të jetës për të mundur këto sëmundje, prandaj është e rëndësishme të kemi qasje të hershme tek këto kontrolle” tha : Hans-Juergen Cassens, udhëheqës i ITP-së

Përpos vetkontrollave dhe ushqimit të shëndetshëm, element kyç në përballjen dhe parandalimin e kancerit të gjirit vlerësohet edhe aktiviteti fizik.

E në shenjë të tij, në kuadër të eventit u mbajt edhe një sesion joge me të ftuarit të të gjitha moshave.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika