“Akoma pa hyrë në mbledhje njëri nga punëtorët aty, që nuk e di se çfarë pozite ka, na është drejtuar ‘Mos thoni najsen se është haram, se tash është ramazan’, kështu është shprehur njëra nga studentët që kanë paditur Profesorin e Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi për ngacmim seksual.
Në emisionin “Debat plus”, e ashtuquajtura ‘Teutë’ ka thënë se gjatë intervistimit nga Këshilli i Etikës nuk është intervistuar mjaftueshëm dhe se nuk është dëgjuar deri në fund nga ta. Por që këta të fundit i kanë thënë se “pse s’ke kërkuar me qelë derën?’ nga profesori kur ke pasur provimin me gojë”.
“Akoma pa hyrë në mbledhje njëri nga punëtorët aty, që nuk e di se çfarë pozite ka na është drejtuar ‘Mos thoni najsen se është haram, se tash është ramazan’. Eksperiencë hala ma t’keqe në mbledhje me anëtarët e Këshillit të Etikës, pasi që ata për mu nuk i kishin rezervu as 10 minuta ndërsa për koleget e mia rreth 5 minuta. Ndërsa për profesorin Xhevat Krasniqi është intervistu rreth 45 minuta”.
Tutje ‘Teuta’ ka thënë se “Për ne ka qenë një hapësirë shumë e shkurtër për të paraqitur rrëfimin tonë për ngacmimet seksuale që na ka bërë neve profesori Xhevat Krasniqi.Këshilli i Etikës as nuk ka deshtë me i dëgju ngjarjet tona edhe pse kena insistu dy-tri herë na me i tregu. Mandej, insistuam me i tregu edhe gjendjen tonë emocionale kur profesori na ka ngacmu. Prapë nuk na kanë shprehë interesim për të dëgjuar, duke na thënë se nuk ki nevojë me tregu shumë raste. Disa prej tyre më shumë prej tyre ishte pjesa e mos-vlerësimit, mirëpo as këtë pjesë nuk janë duke e trajtuar drejtë.Për shkak nëse kishin pasur mungesë të informacionit për mënyrën se si është zhvilluar provimi me gojë tek profesioni në fjalë. Krejt çka kanë thanë ata që “pse s’ke kërku me qelë derën?”, tha ‘Teuta’.
Ndërsa se Këshilli i Etikës a i është drejtuar se është vepër penale ‘Ngacmim seksual’ dhe që mundesh me shku në Polici të Kosovës, ‘Teuta’ u shpreh se nuk janë njoftuar nga anëtarët e Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
“E kemi ditur që nuk është vepër penale, e kemi ditur se nuk është diçka në rregull me ndodh diçka e tillë mirëpo sekemi ditë që është vepër penale. Nuk na thanë as anëtarët e Këshillit të Etikës nuk na kanë njoftuar se është vepër penale,. As nuk na kanë udhëzuar që këtë çështje me ndjek ligjerisht.