Thaçi dhe të tjerët, Gjykata e Apelit hedh poshtë apelet lidhur me pjesëmarrjen e viktimave

Të mërkurën, më 26 prill 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë apelet e 20 viktimave kundër vendimit të Panelit të Gjykatës Themelore, me të cilin, u refuzuan kërkesat e tyre për të marrë pjesë në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Megjithatë, paneli i ka lejuar parashtruesit e refuzuar që t’i dorëzojnë sërish kërkesat tyre, nëse paraqesin informacione të reja para trupit gjykues.

Ndryshe, gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka filluar më 3 prill në Hagë.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më poshtë mund të lexoni dokumentin e plotë.

  • https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e9810ebcb7&doc_type=stl_filing&lang=eng

 

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika