Thaçi dhe të tjerët: Gjykatësi ka planifikuar deklaratat hyrëse më 1 mars, mbrojtësit kërkojnë të jetë fundi i marsit

Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, në ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka deklaruar se është planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse në këtë gjykim, mirëpo mbrojtja kërkoi që kjo të bëhet në fund të marsit

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Në konferencën para trupit gjykues që po mbahet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, ka deklaruar se është planifikuar që më 1 mars 2023, të fillohet me deklaratat hyrëse në këtë gjykim, mirëpo mbrojtja kërkoi që kjo të bëhet në fund të marsit.

Paraprakisht, palët janë pajtuar që gjuha e punës të jetë gjuha angleze për këtë proces penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi, Charles L Smith, deklaroi se kjo sallë gjyqi nuk është vetëm për këtë çështje gjyqësore, ka edhe të tjera që duhet të kryhen në këtë sallë gjyqi.

“Planifikojmë të bëjmë 3 javë radhazi, 20 orë në jave të shpërndara në katër ditë të javës, e premtja është ditë që nuk lidhet me aktivitet gjyqësor. Pastaj një javë nuk do të ketë seanca, përgatiteni edhe ju për gjykim, pastaj kthehemi 3 javë, pastaj 2 javë pushim, pastaj 3 jave, pastaj 1 javë shkëputje. Ky plan do të mundësojë trupin gjykues të punojë sa më shpejt të jetë e mundur në këto kushte. Planifikohen 620 orë aktivitet në sallën e gjyqit në vit”, tha ai.

Tutje, ai tha se fillimi i deklaratave hyrëse kanë planifikuar të jetë më 1 mars 2023, dhe të mbahet edhe një konferencë tjetër për ecurinë e çështjes më 18 janar.

Tutje, ai pyeti palët nëse pajtohen me këtë.

“Jemi dakord, mendojmë që ndihmon procedura të shpejta dhe efikase. Mendojmë se duhet të ketë njëfarë fleksibiliteti, natyrisht sa u takon ditëve që do të punojmë në javë dhe shkëputjeve që do të kemi, që mos të kemi shkëputje të gjata”, tha përfaqësuesi i ZPS-së.

Avokati, Gregory Kehoe, tha se e propozojnë fundin e marsit, pasi protokolli që është për kontaktin me dëshmitarët të ZPS-së u ka penguar shumë, dhe ky protokoll, është duke u apeluar dhe kërkojnë të rishikohet protokolli për dëshmitarët, më specifikisht, sa u takon dëshmitarëve ndërkombëtarë.

“Kishim një dëshmitar ushtarak, që ishte i gatshëm të ulej me mua të bisedonte, dhe m’u desh ta shtyja”, tha ai.

Ai tha se propozojnë të hënën e fundit të marsit, për t’i filluar deklaratat hyrëse në këtë gjykim.

Edhe avokati, Ben Emmerson e propozoi fundin e marsit. Derisa, edhe avokatet e Krasniqit dhe Selimit u pajtuan me këtë.

Sipas tij, trupi gjykues duhet të niset nga fakti që gjykimi duhet të jetë publik që publiku të kuptojë dhe besojë procesin gjyqësor.

Ai tha se seancat e mbyllura do të jenë të kufizuara dhe ka kërkuar nga palët t’i shmangin rastet e kalimit në seancë private dhe të mbyllura.

“Tani që jemi afër të fillojmë gjykimin, trupi gjykues mendon se shumë prej redaktimeve janë të panevojshme më dhe cenojnë të drejtat të akuzuarve. Trupi gjykues do të marrë hap pas hapi masa që informacioni që ata nuk e dinë t’u vihet në dispozicion”, tha ai.

Trupi gjykues bën me dijë se planifikon të urdhëroëj të hiqen të gjitha redaktimet në aktakuzë deri më 30 janar 2023, ZPS duhet të vërtetojë se pse nuk duhet të hiqen të njëjtat.

“Ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese mund të kenë të domosdoshme dhe proporcionale në fazat e para të procesit, shumë prej tyre, tani më janë të panevojshme”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se mendimi i tyre paraprak është që të gjitha redaktimet në materialet provuese që ZPS synon të përdorë apo të tregojë lidhur me 40 dëshmitarë të tjerë, duhet hequr parimisht 30 ditë para gjykimit, përfshihet nxjerrja e identitetit që janë 7, lidhur me të cilët është urdhëruar nxjerrja me vonesë e materialeve deri 30 ditë para gjykimi.

Ai tha se trupi gjykues synon që kjo të jetë në 30 ditë para gjykimit, dhe jo 30 ditë para dëshmisë, respektivisht 30 janar./Betimi për Drejtësi/.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika