Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga paraburgimi në Hagë ia ka uruar ditëlindjen nënës së tij përmes videolidhjes.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.
“Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj për ditëlindjen. Edhe sot kur mbushi 86 vjet, ajo pranoi thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve. Nëna Hyrë, baci Haxhi, familja dhe gjithë Kosova me padurim po e presim përfundimin e këtij procesi gjyqësor dhe rikthimin e të gjithë çlimitarëve nga Haga, të lirë dhe krenarë, në familjet e tyre, në Kosovën tonë. Nëna Hyrë, gëzuar ditëlindjen e 86-të!”, thuhet në njoftim e tyre.