Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pranoi ekzistencën e Asociaiconit të Komunave me shumicë serbe.
Ndaj deklaratës së kryeministrit, ka reaguar analisti politik, Jusuf Thaçi, i cili tha se Qeveria nuk ka më legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse, sipas tij, nuk i përfaqëson idetë që i kishte prezantuar në zgjedhje.
“Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK, në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve), në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, ka thënë ai.
Tutje, ai shkroi se relativizimet për Asociacionin janë të kota, dhe se themelimi i një bashkësie të tillë është i papranueshëm.
“Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme. Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota”, ka thënë Thaçi.