Thaçi mbërrin në Kosovë, viziton babanë e tij të sëmurë

Ish-presidenti Hashim Thaçi po qëndron në Kosovë, ai aktualisht gjendet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për vizitë tek babai i tij i cili po trajtohet prej kohësh. Ndërsa zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle e ka konfirmuar për Dukagjinin se kërkesa e Thaçit për vizitë në Kosovë është aprovuar “për arsye të forta humanitare”

Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e Hashim Thaçit për të vizituar Kosovën, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij.

Ish-presidenti Thaçi tashmë është në Kosovë, dhe aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i shoqëruar nga forca të sigurisë.

Specialja: Kërkesa e Thaçit u aprovua për “arsye të forta humanitare”

Vizitën e Thaçit në Kosovë, e ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Sipas tij, kërkesa e Thaçit për vizitë në Kosovë është aprovuar “për arsye të forta humanitare”.

“Për arsye të forta humanitare, Trupi Gjykues dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Regjistrin që të organizojë një vizitë në Kosovë për Hashim Thaçin, në mënyrë që ai të jetë pranë babait të tij. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe nën kujdestarinë e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Doyle.

Më 14 shkurt 2025, Thaçi kishte paraqitur kërkesën e tij të katërt për të ardhur në Kosovë, pasi tre kërkesat e mëparshme ishin refuzuar nga Specialja, e cila kishte vlerësuar se gjendja e babait të tij nuk ishte aq e rëndë.

Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Aktualisht, para klinikës së Kardiologjisë po qëndrojnë forca të shumta të sigurisë dhe qytetarë të cilët po presin që të shohin ish-presidentin Thaçi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika