Thaçi në Kosovë, homazhe te varri i babait dhe takon familjen e ngushtë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ardhur sot në Kosovë për herë të katër që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare, pasi babai i tij, Haxhi Thaçi, ka vdekur para disa ditësh..

Thaçi, ka mbërritur në Kosovë pas një leje të dhënë nga Gjykata Speciale, për të bërë homazhe te varri i babait të tij në fshatin Burojë të Skenderajt

“Te varri i yt erdha i fundit, babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderojë të gjithë! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”.

Ky ishte mesazhi i Thaçit, në kurorën që ia la te varri i babait të tij.

Pasi ka bërë homazhe, ish-presidenti ka vizituar edhe familjen e tij në Burojë, për të kaluar disa momente familjen e ngushtë.

https://www.facebook.com/share/v/1BynwR4EzV/

“Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, e ka konfirmuar Specialja për mediat.

Nga Rotterdami, Thaçi arriti në Aeroportin e Prishtinës rreth orës 10 të mëngjesit, ndërkaq u përcjell nën masa të rrepta sigurie nga zyrtarë e policë të EULEX-it.

Gjykata Speciale e Kosovës nuk e kishte lejuar Thaçin të vijë nga Haga në ditën e varrimit ani se avokati i tij konfirmoi se kanë bërë kërkesë.

Pa dhënë shumë detaje, Gjykata Speciale në një deklaratë publike u arsyetua me çështje procedurale për të organizuar një vizitë të tillë. Shumë reagime nxiti ky vendim, përfshirë se Gjykata ka shkelur të drejtat e njeriut me këtë vendim, duke mos e lejuar Thaçin të marr pjesë në varrim.

Në Kosovë, Thaçi ishte në fund të javës që shkoi kur e vizitoi për 3 orë babanë e sëmurë në QKUK.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika