Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi deklarohen të pafajshëm para trupit gjykues

Ish-udhëheqësit e UÇK-së, të akuzuar nga Gjykata Speciale, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, janë deklaruar sërish të pafajshëm para trupit gjykues të hënën

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzës që rëndojnë mbi ta.

“Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka deklaruar fillimisht Thaçi.

Pas tij, i pafajshëm është deklaruar edhe Veseli, i cili tha se shpreh pakënaqësinë për vonesën e fillimit të gjykimit.

“E shpreh pakënaqësinë time për një vonesë prej dy vjetësh. Por, po deklarohem plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Veseli.

Njëjtë sikurse Thaçi e Veseli, edhe Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm, duke thënë se e ka vështirë ta kuptojë akuzën ndaj tij.

“E kam vështirë ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo akuzë, nuk kam asnjë lidhje me asnjërën nga pikat që i lexoi prokurorja”, ka thënë ai.

Po ashtu, edhe Selimi njëjtë sikurse bashkëluftëtarët është deklaruar i pafajshëm.

“Jam i pafajshëm nga të gjitha pikat në aktakuzë”, ka thënë Selimi.

Para se të deklaroheshin të pafajshëm, prokurorja e rastit i lexoi 10 akuza që rëndojnë ndaj ish-krerëve të UÇK-së:

“Hashim Thaçi dhe të tjerët kanë personalisht përgjegjësi penale për:

  1. Përndjekje për arsye politike apo politike, krim kundër njerëzimit i ndëshkueshëm, në bazë të neneve 13 1.A, 13.1 H, 16.1 H dhe 16.1 C të ligjit
  2. Burgosje, krim kundër njerëzimin, i ndëshkueshëm sipas neneve 13.1E 16.1A dhe 16.1C
  3. Arrestim dhe ndalim të paligjshëm arbitrar, krim lufte
  4. Akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit
  5. Trajtim mizor, krim lufte
  6. Torturë, krim kundër njerëzimit
  7. Torturë, krim lufte
  8. Vrasje e paligjshëm, krim kundër njerëzimit
  9. Vrasje e paligjshme, krim lufte
  10. Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit”.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika