Thaqi “godet” drejtuesit e Dritës: Këtë sezon nuk investuan për kampion

Trajneri i mirënjohur, Arsim Thaqi, është kthyer të flas për periudhën e tij te Drita

Arsim Thaqi akuzoi drejtuesit se sezonin e kaluar nuk investuan për titullin kampion.

Ai përmendi edhe largimet e Drilon Islamit dhe Albin Krasniqit nga klubi gjilanas në afatin kalimtar të janarit.

“Këtë sezon Drita nuk ka investuar për kampion, nëse e marrim prej momentit që jam shkuar unë. Dy lojtarët që janë larguar nga Drita (Drilon Islami dhe Albin Krasniqi) ishin më të mirët te Ferizaj,” tha Thaqi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Gjithashtu, Thaqi shtoi se nuk ka mundur të bëjë ndryshime te loja e ‘Intelektualëve’ për vetëm tre muaj.

“Duhet të llogaritet se Simonovski ishte i lënduar. Problemi ishte edhe te sasia. Asnjë trajner për tre muaj nuk mund të ndryshojë mënyrën e lojës e një trajneri që ka qenë për 4 vjet,” tha ai.

“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diel me fillim nga ora 22:00.

Përveç diskutimeve për sportin vendor po ashtu do të ketë edhe shumë risi të tjera në vazhdim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika