Thatësira në Gjermani: Lumi ‘Rhine’ mbetet me vetëm 30 centimetra ujë

"Rhine" është një nga lumenjtë më të mëdhenj të Evropës, niveli i ujit i të cilit ka rënë në 30 centimetra, kështu duke paraqitur probleme të mëdha për njerëzit dhe bizneset që mbështeten në të

Ilustrim

Teksa Evropa është duke përjetuar një verë të nxehtë, një nga lumenjtë kryesorë të kontinentit është duke u tharë, kështu duke paraqitur probleme të mëdha për njerëzit dhe bizneset që mbështeten në të.

Shqetësim për këtë gjendje ka shprehur edhe kapiteni Andre Kimpel, i cili ka thënë që niveli i ujit ditët e fundit ka rënë ndjeshëm.

“Nuk është shaka, ne kemi 1.5 metra ujë dhe varka jonë është 1.20 metra e thellë. Pra, kemi 30 centimetra ujë të mbetur poshtë nesh”.

“Nuk është e pazakontë që niveli i ujit të bjerë. Dikur kemi pasur shumë përmbytje ndërsa tani kemi shumë ujëra të ulëta”, ka thënë kapiteni.

Por, niveli aktual i ujit nuk ka rënë ende nën shifrën më të ulët, e cila ishte regjistruar në tetor të vitit 2018, ku niveli i ujit kishte rënë në 25 centimetra.

Ekspertët kanë paralajmëruar se uji i ulët mund të dëmtojë ndjeshëm ekonominë gjermane, raporton BBC.

Ndërkaq, agjencia qeveritare e cila i monitoron nivelet, ka thënë se niveli i ujit aktual mund të jetë thjesht pjesë e një modeli normal.

Por, gjithashtu kanë theksuar se ngjarjet e tilla vetëm sa po bëhen më intensive si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe se situata mund të përkeqësohet në gjysmën e dytë të këtij shekulli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika