“The last days of Immanuel Kant”, ShFK shënon 300-vjetorin e lindjes së filozofit gjerman

“Viti i Kantit” e kanë cilësuar vitin 2024, Shoqata e Filozofëve të Kosovës(ShFK) në bashkëpunim me Departamentin e Filozofisë së Universitetit të Prishtinës në nder të filozofit të madh gjerman, Immanuel Kant.

‘Viti i Kantit’ hapet me shfaqjen e filmit “The Last Days of Immanuel Kant” në ditën kur shënohet ditëlindja e 300-të e filozofit gjerman.

Filmi do të shfaqet në Modelariumin e Fakultetit e Arkitekturës, të hënën e 22 prillit, me fillim nga ora 18:00.

Në këtë event do të marrë pjesë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Gjithashtu, në tetor, me rastin e Ditës Botërore te Filozofisë, ShFK dhe Departamenti i Filozofisë do të organizojnë konferencë ndërkombëtare kushtuar filozofit gjerman, Immanuel Kant.

Për 300-vjetorin e lindjes së Kantit ka shkruar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka bërë një reflektim mbi rëndësinë e vizionit të Kantit për një federatë globale të republikave.

Në një kohë kur demokracitë në botë po kërcënohen nga agresioni autokratik, Kurti thekson se teoria e Kantit ka një rëndësi të veçantë.

Kant, i njohur për kontributin e tij të madh në filozofinë perëndimore, ka argumentuar se paqja e përhershme mund të arrihet vetëm nëpërmjet një federate globale të republikave.

Kurti, duke përkujtuar këtë vizion, shprehet se rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia.

“Sot është 300-vjetori i filozofit të madh gjerman Immanuel Kant. Ndërsa demokracitë kërcënohen gjithnjë e më shumë nga agresioni autokratik, vizioni i tij për një federatë globale të republikave nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm dhe i nevojshëm.

Rruga më e sigurt drejt paqes së përhershme është demokracia”, ka shkruar Kurti në X.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika