Këngëtari dhe kantautor i ri “The Victor” i cili bën gërshetimin në zhanre e stile të ndryshme muzikore, ishte mysafir në emisionin Drive on D me Donika Hysenin, në Radio Dukagjini. Ai ka folur për projektet e tij të reja që na presin këtë verë.
Edhe pse me një anglishte të bukur, The Victor, ka punuar këngë edhe në gjuhën shqipe, sic ishte kënga “Kthehna” në bashkëpunim me Tunën.
Ishte pikërisht kjo këngë që The Victor thotë se i ka hapur dyert për projekte të tjera në shqip.
The Victor tregon se është duke bashkëpunuar edhe me artistë në SHBA dhe Turqi, por pretendon që në të ardhmen të ketë bashkëpunim edhe me Dua Lipën.
The Victor ka studiuar në San Francisko dhe në Londër, për tu kthyer në Kosovë, ku gjatë kohës së pandemisë thotë se ka nisur që të merret edhe me muzikë.
Artistët inspirohen nga shumë fusha, por The Victor, inspirohet nga gjëra të vogla.
“Inspirohem nga gjëra të vogla, qoftë ndonjë fëmijë, histori të dikujt apo film, të cilat imagjinata ime i shtjellon dhe dalin projekte shumë të bukura”, ka thënë The Victor.
The Victor, shprehet i lumtur që fal kushteve të mira finaciare që ka, po arrin që projektet e tij të mos jenë të komercializuara.