Dy prej zërave më të veçantë në industrinë e muzikës, Ariana Grande dhe The Weeknd, po vijnë me një bashkëpunim të ri.
Dy pop-këngëtarët janë bërë bashkë për realizimin e versionit remix të hitit të The Weeknd, “Die For You”, që ishte pjesë e albumit të tij shumë të suksesshëm, “Starboy”.
Grande e shfrytëzoi rrjetin social Instagram për ta postuar një video ku shihet duke e incizuar vokalin e saj për këtë projekt.
“E kam shkruar dhe regjistruar një strofë për mikun tim, pasi i kalova 14 orë në studio incizuese. Por, ky duhej bërë këtë përjashtim patjetër”, shkruhej në postimin e këngëtares.
Kënga tashmë është publikuar në versionin audio. Ende nuk dihet nëse do të shoqërohet me ndonjë videoklip.
The Weeknd, emri i vërtetë i së cilit është Abel Tesfaye, dhe Ariana Grande i kanë bashkuar forcat edhe në të kaluarën, më saktësisht në vitin 2021 kur e sollën versionin remix të këngës, “Save Your Tears”, nga albumi i vitit 2020 të këngëtarit kanadez, “After Hours”.
Para këtij bashkëpunimi ai punoi me këngëtaren 29-vjeçare në singling e vitit 2014, “Love Me Harder” dhe në vitin 2020 e sollën në duet këngën “Off The Table” nga albumi i Arianas, “Positions”.
Ndërkaq së fundmi, The Weeknd, i zbuli disa detaje nga koncerti i ri special i titulluar, “Live At SoFi Stadium”. Pop-ylli i njohur i muzikës po i trajton fansat me një performancë speciale të incizuar në stadiumin “Inglewood” në Kaliforni.
Projekti është pjesë e turneut të tij “After Hours Til Dawn”.
Të interesuarit mund ta shikojnë këtë koncert në platformën digjitale HBO Max, me t’u publikuar më 25 shkurt.