Thellohet “krisja”, Osmani i kundërpërgjigjet Konjufcës

Presidentja Vjosa Osmani ka kundërshtuar arsyetimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se mungesa e informimit të saj për hollësitë e letrës dërguar KiE-së nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ishte për shkak të vizitës së saj në SHBA. Ajo e quajti këtë arsyetim qesharak.

“Unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet presidentja për çdo hollësi nga MPJD. Kam hamendësuar se kjo ka ndodhur për shkak të vizitës që kishte në SHBA, ku për shkak të largësisë me siguri jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minutë në atë ditën e votimit nga ana e Këshillit të Ministrave, mund të ndahet dhe mund të koordinohet… Presidenca e ka pasur reagimin e saj, ky reagim me siguri vjen si pasojë e asaj që ata kanë menduar që çdo hollësi do të duhej ndarë me presidenten”.

Këtij arsyetimi të kryekuvendarit Gauk Konjufca i është kundërpërgjigjur vetë presidentja Vjosa Osmani.

Osmani deklarim e tij e ka quajtur qesharak, duke thënë se në kohën moderne ekzistojnë mundësitë e shumta të komunikimit, siç është telefoni.

Osmani ka thënë se nga letra që i është dërguar Këshillit të Evropës nga kryediplomatja Donika Gërvalla ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucionalë që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.

Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë, do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftë se dikush vërtet deklaron diçka të tillë, sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë shumë mirë, pavarësisht në cilën zonë kohore jemi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kanë qenë pikërisht përmes telefonit, sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë, që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova, por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë Osmani në një intervistë për Ekonomia Online.

Sipas Osmani, po tentohet që t’i lihet faji presidencës se ajo ishte jashtë vendit dhe kështu nuk u koordinua me qeverinë për letrën e Gërvalles.

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë, sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët, prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme, që, sipas Kushtetutës sonë, gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë, sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj te presidenca.

Që për mua është vërtet edhe shumë qesharake, sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo dite të javës në komunikim me të gjithë, për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë, mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i kuvendit. Sepse me të si kryetar i Kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, asnjëherë nuk ndodh që të mos koordinohemi për tema të rëndësishme, edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat, ka mënyra të sigurta të komunikimit, të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër”, u shpreh Osmani.

Shefja e shtetit ka shtruar një pyetje për Konjufcën e ekzekutivin se si dikush në Gjermani e kuptoi për letrën që po i dërgohej KiE-s e asaj nuk i ishte dërguar, me arsyetimin se ka qenë jashtë vendit.

“Në qoftë se tema paska qenë te mosprezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtet është qesharake”, ka thënë Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika