Themelimi i komisionit hetimor për energjinë, lojë politike

Lojë politike parlamentare është konsideruar propozimi I Pozitës për themelimin e një komisioni hetimor për energjinë që përfshinë përiudhën kohore nga 2006. E nga diskutimet e gjata në kuvend mbi këtë cështje mazhoranca dhe pakica fajësojnë njër tjetrën për bllokim të punës

Kuvendi i Kosovës

Zhurmë, përplasje e ofendime të gjitha këto u panë një ditë më parë në Seancë të Kuvendit.

Ani pse pushtet e opozitë, për shtatë orë debat i shtjerrën të gjitha argumentet e tyre për Themelimin e Komisionit Hetimor, fundi ishte pa rezultat.

Kjo pasi që kur erdhi koha për votim, nuk u mundësua kuorumi që të fillojë ky proces.

Të zhgënjyer me gjithë këtë çka ndodhi janë iniciuesit e këtij komisioni. Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), thonë se mazhoranca po luan lojëra politike.

Sipas Ferat Shalës nga ky subjekt pushteti po i ikë transparencës.

“Kjo nuk i jep hapësirë mazhorancës që pakufi të bëjë lojëra të tilla dhe ti ikë transparencës, Është në shëndet të demokracisë që sa më shpejt të themelohet komisioni, llogaridhënia dhe shteti është procedurë, është rregull, është demokraci, kushtetutë”.

”Andaj, nuk mund të iket nga kjo. Është një orvatje e papritur për ne, e pallogaritshme”, ka thënë Shala.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala

Por, kundërakuza të ashpra kanë nga partia në pushtet. Shefja e deputetëve të VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se qasja e opozitës tashmë është bllokuese dhe dëmton punën e kuvendit.

“Aktualisht me kauzën të cilën e ndërtuan, po tregojnë se themelimi i Komisionit hetimor parlamentar nuk është në vetvete qëllimi i tyre por bllokimi i punës së kuvendit, dhe gjetja e kësaj periudhe kohore për të akuzuar qeverinë se kinse po fshehë diçka’’.

”Sabotimi i opozitës nuk e bllokon komplet punën e kuvendit por e dëmton demokracinë dhe pamundëson miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë që rastis të jenë aktuale“, ka deklaruar Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila

Edhe njohësi i çështjeve politike Gazmir Raci, po vlerëson se partia në pushtet ka luajtur një taktikë politike.

“Natyrisht kjo është lojë politike parlamentare dhe mazhoranca për herë të pare e ka shfrytëzuar një procedurë për të bllokuar një iniciativë të opozitës. Fatkeqësisht kemi pasur një opozitë pasive deri tani por pas një viti opozita kthehet me tema që është fajtore pasi ka qeverisur në sektorin e energjisë”, ka deklaruar Gazmir Raci.

Derisa iniciuesit e këtij komisioni, kanë paraparë që ky mekanizëm i Kuvendit të merret me hetimin e çështjes së energjisë elektrike të bëhet vetëm për muajt e fundit, kundërpropozimi i pozitës ka qenë që hetimi të bëhet që nga viti 2006.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika