Themelohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur

Në Ditën Botërore të Teatrit është themeluar Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur.

Ky festival do të fillojë rrugëtimin këtë vit, për t’u bërë një ngjarje e përvitshme në qytetin e Prizrenit. Lajmi është bërë i ditur nga aktori, Shkëlzen Veseli.

“Kjo ngjarje kulturore ishte planifikuar të mbahej vitin e kaluar, por situata pandemike që përfshiu mbarë botën, bëri që edicioni i parë të shtyhet për këtë vit”, ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në Facebook.

Festivali pritet të mbahet në fund të muajit korrik apo në fillim të muajit gusht, nën patronatin e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt.

Ky festival ka për qëllim bashkimin e trupave teatrale nga vendi, rajoni dhe Evropa.

Shtrirja e aktiviteteve do të bëhet në gjithë qytetin, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e përshtatshme që janë në dispozicion në Prizren, përshirë hapësirat publike dhe private si: Kalaja e Prizrenit, Hamami, Kino Lumbardhi, Lidhja e Prizrenit, Xhamitë, Kishat, Teqet, Ura e gurit, Teatri Qytetit, Kino Bistrica, si edhe sheshe të qytetit.

Përveç prezantimit të shfaqjeve, do të organizohen punëtori dhe diskutime lidhur me trashëgiminë kulturore.

Prizreni pritet të jetë vendi që do ta vendosë Kosovën në hartën teatrore.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika