Themelohet “Grupi i Gjelbër i Deputetëve” me kryesues Haki Abazi

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, ka njoftuar për themelimin e "Grupit të gjelbër të deputetëve", duke i paraqitur kryetarit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës, njoftimin për themelimin e grupit vullnetar ‘’Grupi i Gjelbër i Deputetëve’’

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi





Të shtunën e 15 tetorit është themeluar “Grupi i gjelbër i deputetëve”, nga një grup vullnetar i deputetëve me kryetar Haki Abazin.

Abazi, përmes një postimi, ka thënë se ky grup i deputetëve i kanë paraqitur kryetarit të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës, njoftimin për themelimin e grupit vullnetar “Grupi i Gjelbër i Deputetëve’’.

“Kryesuesi i grupit vullnetar të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovë, të quajtur ‘Grupi i Gjelbër i Deputetëve’ është z. Haki Abazi – deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Legjislatura e VIII-të”, thuhet në njoftimin e Haki Abazi.

Abazi ka treguar edhe rreth fushëveprimit të “Grupit të gjelbër të deputetëve”, duke përfshirë kornizën ligjore të Republikës së Kosovës, agjendën e gjelbër evropiane, marrëveshjen e Parisit për klimën, traktatin e Glasgow, konferencën e palëve.

Po ashtu, Abazi ka shtuar dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ndërlidhjen me komisionet e përhershme dhe funksionale parlamentare, monitorimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, diskutimet me grupet e interesit dhe përfshirja në debatet publike dhe konsultimet me shoqërinë civile, qytetarët, grupet e interesit.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për media gjatë dy të premteve, për themelimin e “Grupit të Gjelbër të Deputetëve”.

Abazi ka shprehur pakënaqësi ndaj shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, për mënyrën se si po udhëheq. Sipas tij, deputetët nuk po kanë hapësirë për t’i shprehur idetë e tyre.

Abazi ka treguar se cilat kanë qenë kërkesat e tij, të cilat, nuk janë marrë parasysh nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Unë kam bërë propozimin me shkrim, sipas marrëveshjes dhe procedurave, për nisjen e komisionit hetimor për privatizim në shkurt të këtij vitit. Tani ne jemi në tetor unë dhe sot nuk kam përgjigje, absolutisht nuk është proceduar kërkesa për krijimin e Komisionit Hetimor për Privatizimin në Kosovë”, ka theksuar ai.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika