Themelorja urdhëron Kurtin të dëshmojë, Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër për dëshminë e kryeministrit Albin Kurti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ky urdhër e obligon Kurtin të paraqitet më 4 mars 2025 në ora 10:00 në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Avokati Tomë Gashi e komentoi këtë çështje duke theksuar se për momentin, urdhri nuk ka pasoja juridike nëse Kurti nuk e respekton. Ai sqaroi se pas datës së caktuar për dëshminë, gjykata mund të shqiptojë një gjobë prej 250 eurosh për çdo herë që kryeministri nuk paraqitet.

“Urdhri tani për tani nuk kurrfarë pasoja juridike nëse zoti Kurti nuk e respekton. Vetëm në aspekt tjetër, vetëm pas datës që është caktuar 4 marsi, atëherë gjyqtari dpt ë mund të shqiptojë një gjobë prej 250 euro dhe këtë gjobë mund ta përsëris sa herë që zoti Kurti të mos shkojë eventualisht në prokurori”, ka thënë Gashi në FIVE të Dukagjinit.

Ai e cilësoi këtë çështje si të politizuar dhe argumentoi se nuk ka qenë e nevojshme të arrihet në këtë pikë, pasi sipas tij, Kurti mund të intervistohej nga prokurorët në zyrën e tij.

“Unë mendoj që gjithçka është paksa shumë e politizuar dhe besoj që nuk ka qenë fare e nevojshme të vijmë deri tek kjo situatë. Mendoj që sqarimet që janë dhënë para zgjedhjeve, kanë qenë pikëpamje politike dhe pse në aspektin juridik është pak më ndryshe. Albin Kurti ose zyra e kryeministrit në atë kohë e ka sqaruar se ftesa e parë nuk ka mund të realizohet pasi zoti Kurti nuk ka qenë në Kosovë. Pastaj ka ardh ftesa e dytë, për të cilën duket se nuk ka pas sqarime aq të shumta. Dhe pastaj ka ardh qëndrimi i kryeministrit që prokurorët të shkojnë në zyre të tij”, ka shtuar Gashi.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika