Themeluesit e Listës Guxo bashkë në foto – kritikohet prezenca e presidentes

Fotografija e publikuar nga Minsitri i Bujqësisë, Faton Peci, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe Ministrën e Jashtme Donika Gërvalla, pas ngjarjeve të fundit të partisë GUXO, nuk ka kaluar pa u kritikuar

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, presidentja Vjosa Osmani dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci

“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë” .

Me këtë mbishkrim, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci zgjodhi të postonte këtë fotografi me dy themelueset e Partisë GUXO.

Duke lëshuar thumba në drejtim të Doarsa Kica Xheliti  që u largua nga ky subjekt politik, liderët e listës Guxo e përdorën edhe presidenten Vjosa Osmani.

Por, prania e sajë aty   nuk ka kaluar pa u kritikuar nga shoqëria civile.

Erblin Hoxha, kujton kohën kur Presidentja Osmani, kritikonte paraardhësin e saj, Hashim Thaci kur bënte takime me liderët e PDK-së, e që sipas tij, veprime të njejta po i bën edhe Osmani.

“Për mendimin tim është problematike, sepse një kritikë e tillë është dhënë tek presidentet paraprake, sidomos tek Presidenti Haxhim Thaçi dhe një gjë të tillë duket se edhe presidentja është duke e praktikuar, mirëpo nga publikimi i fotos dhe përshkrimi që ishte mbi të, duke se kishte një adresë, e cila ishte në drejtim të deputetes që gjatë ditës së sotme u zyrtarizua në një parti tjetër politike, në LDK, është shqetësuese që presidentja po bën ksi takimi me një parti politike i cili nuk është koordinues, por duke se ajo ka ende ndikim në Listën GUXO”, ka thënë Hoxha.

Ndonse, për Leotrim Gashin nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ky takim nuk ka ndonje shkelje kushtetuese nga Presidentja Osmani, ai thotë se në të kishte një mesazh drejtë deputetes që u largu nga partia GUXO.

“Normalisht, kjo nuk le shije të mirë për institucionin e Presidencës, përshkak se pikërisht gjatë ditës së djeshme kemi parë që zyrtarët e partisë, të Listës Guxo që ishin në foto me Presidentën Osmani, të cilët dhanë edhe një mesazh për nje deputete që u largua nga subjekti i tyre politik, u zgjodhën edhe kryetar të asaj partie. Në bazë të Kushtetueses së Kosovës nuk është ndonjë shkelje ligjore”, ka thënë Gashi.

Donika Gërvalla e Faton Peci, nga e mërkura janë në bashkëudhëheqje të partisë GUXO, të cilën e më parë e ka udhëhequr, Presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika