Theret me thikë një 45-vjeçar në Prishtinë shkak i një mosmarrëveshje në trafik

Një 45-vjeçar është sulmuar me thikë në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se i dyshuari është duke u intervistuar nga policia pasi i njëjti është vetëdorëzuar

Ilustrim

Është therur me thikë një 45-vjeçar për shkak të një mosmarrëveshje në trafik në lagjen “Bregu i Diellit”, në Komunën e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:30, ndërsa, lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se 45-vjeçari me inicialet G.B është dërguar për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Po ashtu, sipas saj Policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e rastit, dhe se i dyshuari është vetëdorëzuar, e i njëjti është duke u intervistuar nga policia.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika