Një 66-vjeçar është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Evlia Qelebia”, ku therja dyshohet se ka ndodhur pas një përleshjeje mes dy personave.
“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën ‘Evlia Qelebia’ në Mitrovicë. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshjeje, lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima, mashkull kosovar rreth 66-vjeçar,” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Tashmë rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk dihet nëse ka të arrestuar.