Një burrë është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në Deçan, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therur me një mjet të mprehtë, thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.