Theret një i mitur në Fushë-Kosovë, arrestohet i dyshuari i mitur

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima, i mitur, ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar për 24 orë

Është arrestuar një person i mitur nën dyshimin se i njëjti ka goditur me thikë të miturin kosovar, të enjten në Fushë-Kosovë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ Fsh. Miradi e Ulët, Fushë-Kosovë 20.04.2023-14:33. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi dyshohet se ka goditur me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor për 24 orë”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika