Një i mitur të mërkurën është therur me thikë në Podujevë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, një i mitur tjetër është arrestuar për rastin dhe është dërguar në mbajtje.
Viktima po trajtohet në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.