Policia e Kosovës ka njoftuar se të premtën jë person është therur me thikë në Gjakovë.Sipas raportit ditor thuhet se për rastin dy persona të dyshuar po kërkohen pasi kanë arritur të ikin pas therjes.
Viktima është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.
“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.