Therja me thikë në Gjilan – Policia ende në kërkim të të dyshuarit

Një person është therur me thikë në Gjilan pas një konflikti verbal, ndërsa viktima u dërgua në QKUK për trajtim, por ende nuk ka të arrestuar në lidhje me rastin

Foto ilustruese

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së mërkurën në Gjilan.

Policia përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje ku thuhet se pas konfliktit verbal, i dyshuari ka sulmuar viktimën duke e goditur me thikë.

Viktima është transportuar fillimisht në spitalin e emergjencës në Gjilan dhe më pas, për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar.

Në lidhje me rastin, ende nuk ka raportime për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe është angazhuar për hetimin e plotë të ngjarjes.

“Rr. Isa Boletini, Gjilan 13.11.2024-20:21. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në emergjencën e Gjilanit e më pas për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika