Therje me thikë në Breg të Diellit, personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor

Ilustrim

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti për Portalin Dukagjinin e ka konfirmuar se dy persona janë kanë pësuar lëndime trupore ndërsa njeri nga personat dyshohet se është lënduar nga një mjeti mprehtë.

Sipas saj kjo ngjarje ka ndodhur më datën 4 mars të vitit 2023, ndërsa personat e lënduar janë dërguar në për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  13:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë”, ka thënë zëdhënësja e policisë.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka përfunduar ajo.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika