Therje në veri të Mitrovicës, Sveçla: Dorasi pjesëtar i strukturave kriminale të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se dy qytetarë të nacionalitetit serb janë therur me thikë, e që sipas tij dyshimet e para të Policisë së Kosovës për dorasin janë se ai është një pjesëtar i strukturave kriminale të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Dy serbë në veri të Mitrovicës janë lënduar dhe njëri prej tyre ndodhet në tretman mjekësor.

Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xelal Sveçla, i cili edhe ka bërë të ditur se Policia e Kosovës tashmë ka dyshime për autorin e këtij akti.

Po ashtu, ai ka thënë se i dyshuari është i nacionalitetit serb dhe pjesëtarë të strukturave kriminale paralele në Serbi.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor.  Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, ai ka thënë se njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika