Kandidati i LDK-së për deputet, Visar Azemi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pas publikimit të disa mesazheve në një grup WhatsApp mes tij, Dejona Mihalit dhe ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Sipas Azemit, këto mesazhe dëshmojnë përfshirjen e kryeministrit në punësime partiake dhe praktikave që lidhen me korrupsionin.
Azemi vlerësoi se mesazhet e WhatsApp-it tregojnë një realitet tjetër për kreun e qeverisë.
“Korrupsioni në qeveri e ka mbërri edhe këtë. Deri tash ka qenë një farë miti se Kurti është i pa korruptuar. Mesazhet e WhatsApp po dëshmojnë diçka tjetër. Po tregojnë që edhe Kurti është i përzier në këto farë muhabete e korrupsionit”, ka thënë Azemi në Debat Plus.