“Thyejnë heshtjen”, Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmojnë ndarjen

Ndarja ka bërë që Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia të jenë çifti më i përfolur i ditëve të fundit.

Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk jetojnë më bashkë. Madje ata kanë vendosur edhe për divorc, edhe në rrugë ligjore.

Kjo është konfirmuar gjatë mbrëmjes së 15 janarit nga dyshja, me poste të ndara.

I pari për të afirmuar ndarjen, ka qenë Princ Leka me një postim në rrjetin social “X” i njohur më parë si “Twitter”, ku ka shkruar se çifti kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Madje në postimin e këtij të fundit është kërkuar të respektohet e drejta për privatësi lidhur me çështjen e divorcit.

Pak orë më pas, edhe Elia Zaharia Zogu ka njoftuar se sot ka filluar procedurat ligjore për divorc nga Princ Leka.

“Më duhet tju komunikoj që sot filluam proçedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzen time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qënka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur!”, thuhet në postimin e saj.

Çifti kanë një vajzë dhe ka kohë që ka pasur kriza mes tyre.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika