“Ne mendojmë që duhet me qenë më e madhe”.
Kjo ishte fjalia e fundit që tha, por jo nga rëndësia.
Më e madhe mendon që duhet të jetë shtesa për rrezikshmërinë edhe drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, gjë për të cilën vartësit e tij të specializuar në opercione speciale, protestuan ditë më parë.
Hoxha, që ka karrierë të gjatë në Polici tani po pret që qeveria të reflektoj, përktiazi me kërkesat e Njësisë Speciale Intervenuese, por edhe njësive të tjera.
“Unë jam përfaqësues I Policisë së Kosovës dhe do të punoj që policët tanë të jenë të kënaqur me kerkesat e tyre dhe pastaj edhe Qeveria normalisht besoj që do të reflektojmë bashkëarisht që ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë Hoxha.
Një gjë shqetësuese këto ditë, ka qenë paralajmërimi që zyrtarët policorë mund edhe të dhënë dorëheqje nëse kërkesat e tyre nuk merren parasyshë.
Por, për këtë çështje Gazmend Hoxha, thtoë se po punojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë.
“Dorëheqje ka pas dhe ka me pas në Policinë e Kosovës sepse njerëzit gjejnë zgjidhje. Por ne po punojmë që të mos vijmë deri tek kjo dorëheqje e njësive tona elitare sepse ne skemi polic edhe skemi polic elitar për të humbur, është investim I madh që është bërë në ta dhe ne do të mundohemi që ata t’i mbajmë brenda”, ka vijuar ai.
Dakordancë në mes Qeverisë dhe zyrtarëve të njësive speciale pret njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha sepse sipas tij kërkesat e tyre janë të ligjshme.
“Ata janë operatorë të njësive speciale ku operacionet të cilat i kryejnë jo cdo njësit mund ta kryej prandaj Qeveria e Kosovës nuk e ka lluksin që të shtyhet me këta operator sepse këta nuk po kërkojnë pagesa për kryerjen e punës por për ato shteterore që i kanë të ngarkuara me autorizime ligjore”, ka theksuar ai.
Njësitë Speciale të Policisë kishin paralajmëruar protestë edhe më 7 nëntor por pas premtimit të kryeministrit për takim, kjo protestë u pezullua deri në një vendim tjetër.