Thyen heshtjen, për dinarin presidentja së pari flet për mediat arabe

Ditëve të fundit në drejtim të Kosovës po vinë kritika të ashpërta nga mictë ndërkombetar. Cështja e dinarit është rikthyerë në një cështje për krisjen e marrëdhenieve Kosovë-SHBA. Në ketë mes po kritikohet Presidentja e vendit Vjosa Osmani. Sipas njohësve të cështjeve politike, e para e shtetit nuk po e luan rolin e saj

 Pozitën e ka të shefes së shtetit, por për tema të rëndësishme nuk është se flet e para.

Ndonëse për cështjen e diniarit flitet tash e një muaj e mardhëniet me Amerikën, për këtë cështje ka folur tek këtë fundjavë dhe atë ne një media arabe.

Aty, Presidentja e Kosovës tha se Qeveria me aleatët duhet të ulen e të merren vesh rreth çështjes.

Mos inkuadrimi në cështje të rëndësishme për Kosovën, Osmani e pati edhe më parë.

Analisti Shkelzen Maliqi, thotë se Osmani ka zgjedhur të luaj rolin pasiv në cështje të kruciale për vendin.

“Kurti I pëlqente të merrte masa siq ishin target pa kordinim dhe pastaj kishte pasoja e vones gati dy vite edhe Presidentja ka qenë shumë e heshtur ndoshta I ka pelqy kjo menyrë”, tha a Shkelzen Maliqi-Analist.

Maliqi, ka një sqarim për reagimet e vonshme të presidentes.

Kritika për presidenten Vjosa Osmani, ka edhe një ish këshilltarë i ish presidentit Hashim Thaci, që para Osmanit ishte në krye të shtetit.

Artan Behrami thotë se  mënyra se si reagon e para e shtetit nga pozita e saj,  janë të kundërta me atë që shkruhet në Kushtetuten e vendit.

“ Është e kunderta e asaj që përshkruhet më rolin kushtetues, pasi roli i saj është që të udhëheq me politiken e  jashtme dhe si udhëheqëse e politikes së jashtme duhet të marr rol aktiv për ti ruajtur marrëdheniet jetësore që janë më Shtetët e Bashkuar të Amerikës”, tha Artan Behrami-Ish-këshilltar i Thaçit.

Për temen e dinarit, nënsekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien, para disa ditësh deklaroi se “Nëse Qeveria e Kosovës, nuk e konsideron ShBA-në si partner, as qeveria nuk do të konsideohet si partner i ShBA-së”.

Ngjashëm si ky, edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovernier, tha se kjo çështje e ka prekur cilësinë e raportive Kosovë – Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika