Thyhet arka në Drenas, nuk raportohet për të arrestuar

Xhamia në qender të Drenasit ka qenë cak i vjedhjes gjatë mengjesit të së dielës. Nga arka e xhamisë është marr një shumë e konsideruar parash, derisa imami në këtë xhami, Osman Musliu thotë se tentime për vjedhje kishte edhe më parë. Deri tash nuk ka të arrestuar, ndonëse kamerat e sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin

Është thirrja që ju bëhet për t’u bashkuar në obligimin e tyre fetarë, por ky objekt fetar në qender të Drenasit gjatë së dielës ishte cak i hajnave.

Personi i dyshuar herët në mëngjes kishte hyrë në xhami dhe nga kasaforta kishte marr një shumë të parave të cilat janë dhuruar nga xhemati.

Imami i kësaj xhamie, Mulla Osman Musliu, tregon momentin se si e kishte vërejtur se kasaforta ishte e thyer.

Osman Musliu, imam në Xhaminë e Drenasit ka thënë se “Dola në mëngjes më shku me ble bukë, kur pe shohë derën hapur u afrova me mbyllë pasi derën e xhamisë nuk e mbyllum asnjëherë, kur e pash arkën e  xhamisë të thyer, pastaj kam lajmëruar Policinë dhe kanë ardhë për raport”.

Tentime për vjedhje në këtë xhami kishte pasur edhe më parë, për çka edhe kanë vendosur kamera të sigurisë.

Musliu ka thënë tutje se “Ka pasë edhe dy-tri tentime më parë më të vogla por vjedhje ka qenë vetëm kjo. Për mirmbajtje të xhamisë, paguarja e pastruesit dhe për oblgime të tjera kanë qenë dhe ato para”.

Vjedhja që ndodhi mëngjesin e së dielës, ka befasuar edhe vet banorët e kësaj lagje.

Elmi Qorri, banor ka thënë se “Dje e kom pa ni kerr të Policisë këtu ndal, dhe pastaj e kuptova që kish pas vjedhje në xhami, kjo ngjarje është shumë e keqe pasi edhe në xhami kur hinë me vjedh ma s’ki qa”.

Edhe pse Policia nuk kanë treguar nëse kanë arritur që të identifikojnë personin, sipas drejtuesve të xhamisë i njëjti kishte kryer veprën e njëjtë edhe në disa xhami të tjera.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika