“TI” – reformat në drejtësi po vonohen, MD thotë se u zvarritën nga institucionet

Raporti i organizatës ndërkombëtare, “Transparency International” ka vlerësuar se Kosova ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit gjersa thekson se reformat në drejtësi kanë lëvizur me ritëm të ngadaltë. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se puna nga ana e tyre u krye në afatet e parapara por që të njëjtat, u zvarritën në Gjyqësor. Megjithatë, ligji që nga MD presin të jetësohet këtë vit është ai për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Ka lëvizur përpara për një pozitë, por pikët i ka të njëjta me vitin 2022.

Indeksi për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023, në pjesën për Kosovën, nuk ka mohuar progresin por ka evidentuar problematikën e ecjes së ngadaltë përpara.

Në veçanti, është përmendur jetësimi i reformave në drejtësi.

“Në mënyrë që të ndërpritet pandëshkueshmëria e korrupsionit, TI dhe ne si KDI vlerësojmë se është e domosdoshme që Qeveria t’i garantoj pavarësi, resurse dhe transparencën e nevojshme sistemit të drejtësisë në mënyrë që të gjitha rastet e korrupsionit të ndëshkohen dhe në anën tjetër që të ketë balance në mes pushteteve si forma e vetme për të pasur një luftë efikase kundër korrupsionit”, tha Eugen Cakolli, (KDI).

Por nga Ministria e Drejtësisë thonë se bëhet fjalë për muaj të tërë pritjeje për vendime nga Gjykata Kushtetuese.

“Konsideroj që çka do që është duke u varur nga Qeveria e MD, ne jemi në afatet tona dhe obligimet tona jemi duke i kry në përputhje me këto afate. Mirëpo jo gjithçka po varet nga MD e Qeveria. E dini se kishte marrur kohë prej 6 muajsh konsultimi me komisionin e Venecias, më shumë se 10 muaj me Kushtetuesen kishte vonuar ta nxjerr një aktgjykim dhe tërë kjo natyrisht se ka një pasojë, e ngadalëson reformën”, tha Genc Nimoni, shef i kabinetit të MD-së.

Njëri nga ligjet e përmendura edhe në indeks pritet të realizohet gjatë vitit.

“Reforma në KPK që kishte marrë kohë shumë në Kushtetuese, më shumë se nëntë muaj, mendojmë se do kompletohet gjatë këtij viti sepse tashmë kemi rekomandimet nga opinionet e Venecias dhe vendimin e Kushtetueses. Brenda këtij viti do përfundojë kjo reformë. Sa i përket vetingut, siç përmenda, ne jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai.

Në indeksin për Perceptim të Korrupsionit, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor më së miri qëndron Mali i Zi, pasuar nga Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, prapa ka lënë Shqipërinë, Serbinë e Bosnjë e Hercegovinën.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika